Akusherja ia pret aksidentalisht foshnjës së porsalindur gishtin, suspendohet nga puna

by admin
Spread the love

10 ditë më parë foshnjës së porsalindur i ka humbur një pjesë të gishtit në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, pasi një akushere e ka lënduar aksidentalisht dhe është suspenduar për ngjarjen e rëndë.
Nga Klinika për Gjinekologji Obstrekikë e kanë konfirmuar rastin.
“Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstretikë – Shkup, kur një akushere aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës së porsalindur. Pediatri kujdestar ka vepruar profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, njoftojnë nga Klinika.
Nga aty shtojnë se motra medicinale është suspenduar.

MARKETING



You may also like