Aktorja erotike gjendet e vdekur pasi u ankua për abuzimet në industrinë e filmave për të rritur

by admin
Spread the love

Një 24-vjeçare aktore filmash për të rritur që kishte denoncuar abuzimet seksuale në industrinë e filmit, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Trupi i Thaina Fields u zbulua në shtëpinë e saj Trujillo, Peru, më 6 janar, raportonin sot mediat lokale ndërsa policia nuk ka publikuar ende mënyrën apo shkakun e vdekjes së saj.

Disa muaj më parë Thaina, emri i vërtetë Abigail, tregonte se kishte pësuar abuzime të rënda seksuale kur nisi karrierën e saj në filmat për të rritur.

Asokohe e ndjera tregonte: “Kam pësuar ngacmime dhe abuzim seksual kur nisa të punoja me filmat. Më thanë se nuk mund të padisja dhe shumë mendojnë se pasi të punësojnë mund të bëjnë ç’të duan me ty. Është e vështirë të jesh një grua që punon me këto përmbajtje kur shoqëria është e tillë”.

Kolegia e saj Alejandra Sweet i bënte homazh në një koment: ‘Thaina, kudo që të jesh do ndriçosh si një yll, jam e sigurtë për këtë”.

Vdekja e Thaina vjen disa javë pas vdekjes së Sophie Anderson, një britanike aktore filmash për të rritur që kishte pësuar shumë abuzime në punën e saj.

36 vjeçarja Anderson, vdiq në nëntor disa javë pas vdekjes së të dashurit të saj, ish-futbollistit të Crystal Palace, Oliver Spedding.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik për asnjë nga çifti.