Aktori i njohur shqiptar përlotet: Nuk e kam kaluar ende dhimbjen pas largimit të babit

by admin
Spread the love

Romir Zalla, aktori i njohur i humorit, është rrëfyer një një intervistë rreth jetës së tij personale dhe profesionale. Si rrallëherë, Romiri rrëfeu jetën mes skenës, ku e ke kemi parë të bëjë humor gjithmonë, por për një ngjarje të trishtë të jetës private. Ai tha sesi humori i buron nga shpirti, ndaj dhe është aq i dashur për publikun shqiptar.

“Humori më buron, nuk përpiqem. Ka raste që e ‘teproj’ me këtë harenë e madhe që më karakterizon. Jeta është e shkurtër dhe njeriu duhet ta jetojë ditën si të ishte fundit dhe të shohë optimizëm edhe atje ku është errësirë totale”- tha ai në një intervistë për “S’e Luan Topi.”

Këtë vit, aktori ka humbur njeriun e shtrenjtë, babanë, dhe mes lotësh tregoi përjetimet: “Unë nuk e kam kapërcyer akoma atë moment, Jam në momentin, periudhën që edhe e besoj edhe nuk e besoj. Jam tek ai momenti që ka çdo djalë për prindin. Nuk e kisha menduar as në ëndrrat e mia më të këqija momentin kur të ikën një prind, ky moment vjen dhe të gjen të papërgatiur.

Unë vazhdoj të mos e pranoj. Unë rikthej momente nga jeta jonë qysh fëmi deri tani që flasim, dhe është pjesa kur njeriu ka një lloj brenge sepse nuk mund dot t’i plotësojë diçka ose t’i gjendet pranë në momente të caktuara. Jeta është bërë shumë e vështirë. Unë e kam pas thënë shpesh kur im at ishte gjallë, sa herë ke kohë, bëji një telefonate prindërve. Mos them shko takoi… (përlotet)”, u shpreh Romiri.

The post Aktori i njohur shqiptar përlotet: Nuk e kam kaluar ende dhimbjen pas largimit të babit appeared first on Telemedia.

You may also like