Aktivizohen denoncimet e rreme për bomba nëpër shkolla – Shqip

by admin
Spread the love

KËRCËNUESIT NDRYSHOJNË MËNYRËN KËRCËNUESE

Pas disa muajsh pauz janë rikthryer sërish alarmet e rreme për vendosje të bombave shpërthyese në shkollat e Shkupit. Nga ministria e brendshme njoftuan se rreth orës 11:40 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të tetë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave, po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Për dallim nga herët tjera, në emailat kërcënues tani shkruhet se bomba do të shpërthejë me sinjal satelitor dhe se asnjë lloj bllokuesi nuk mund t’i ndalojë. Kërcënimet me bomba në Maqedoninë e Veriut filluan nga 26 tetori i vitit 2022, ndërsa përpos shkollave cak i këtyre njoftimeve ishin edhe insitutcione tjera. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rreme. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like