Aktivisti i njohur nga Amerika tregon se çfarë fshihet pas shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës nga SHBA

by admin
Spread the love

Sadri Kortoçi, një prej organizatorëve të “foltores” në ShBA, ka ardhur nga Amerika për t’i dhënë mbështetje ish-kryeministrit Sali Berisha në iniciativën e tij për rrëzimin e Lulzim Bashës dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

Përsa i përket shpalljes “Non Grata” ai tha se kishte lobim të nisur nga Shqipëria, ndërsa shtoi se DASH Duhet të paraqesë prova dhe fakte për këtë vendim.

Deklarata e Kortoçit:

“Arsyeja që DASH i dha Non Grata Berishës, nuk e shohim si ndonjë gjë të tmerrshme. S’do të shkosh në Amerikë nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se ka shumë lobime. Lobimi ka qenë 100% i nisur nga Shqipëria. Derisa DASH nuk jep asnjë lloj prove. Pa marrë parasysh se çfarë vendimi ka marrë DASH që mund të ketë qenë i gabuar, duhen fakte dhe prova”, tha ai.

You may also like