Aktive mbi 15.000 raste me virusin korona, janë regjistruar 184 riinfektime

by admin
Spread the love




Numri i rasteve aktive me KOVID-19 në vend është 15.576, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë ka arritur në 243.284. Në 24 orët e fundit janë kryer 7.564 analiza dhe janë regjistruar 1.635 raste të reja me KOVID-19. Nga të sapodiagnostikuarit 785 janë në kryeqytet, pasuar nga Prilepi 121, Manastiri 110, Kumanova 78 dhe Kërçova 47.

Siç njoftoi Ministria dikasteriale, nga numri i përgjithshëm i të personave pozitivë janë regjistruar 184 të riinfektuar. Janë regjistruar 1.276 pacientë të shëruar, ndërsa 9 pacientë kanë vdekur, të gjithë në kushte spitali. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.700.555 teste për Kovid-19. Numri i të shëruarve është 219.616, ndërsa numri i të vdekurve 8.092.


You may also like