Aksion policor në objekte gastronomike në Haraçinë, arrestohet një person

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Më datën 03.12.2022 nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar, Njësitit të Policisë Intervenuese, Skuadrës Operative për Ndjekje dhe të Departamentit për Operacione Speciale Policore kanë kryer kontrollim aksional në objekte gastronomike në rajonin e f. Haraçinë, gjatë së cilës nga liria është privuar A.D. (40), i punësuar në njërin nga lokalet. Tek ai është gjetur pistoletë “TT” dhe karikator me tetë plumba. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Ndryshe, në kuadër të aksionit janë kontrolluar 54 persona të cilët kanë qenë të pranishëm në objekte gastronomike si dhe 11 automjete.


You may also like