Aksion policor në fshatin Brezë, arrestohen 9 persona për prerje ilegale të druve

by admin
Spread the love




Policia gjatë një aksioni gjatë ditës së djeshme në fshatin Brezë të Shkupit, kanë arrestuar 9 persona, të cilët dyshohen për prerje dhe shkatërrim të pyllit.

Siç njoftojnë nga MPB, janë konfiskuar dru, traktorë dhe automjete tjera, të cilat të dyshuarit i kanë përdorur për prerje dhe transport të drunjve.

 “Janë privuar nga liria A.J (20) nga fshati Haraçin, A.A nga fshati Haraçin, S.A (52) nga fshati Çuçeer Sandevë, R.J (23) nga Shkupi, N.A (23)nga fshati Çuçeer Sandev, S.S(28) nga fshati Haraçin, J.A(20) nga fshati Çuçeer Sandevë, H.A,(29) nga fshati Haraqinë dhe G.S. (28) nga fshati Haraçin”, thonë nga MPB.

Nga MPB, gjithashtu deklarojnë se të njejtit janë kapur nga policia në vendngjarje dhe mjetet e konfiskuara u janë dorëzuar Policisë së Pyjeve.


You may also like