Aksion policor kundër denoncimeve të rrejshme për “bomba”! – Shqip

by admin
Spread the love

Në shumë qytete të Serbisë është duke vazhduar arrestimi i personave të dyshuar për denoncimet e rrejshme për “bomba” nëpër shkolla dhe institucione tjera – njoftojnë mediat serbe.

Sipas televizionit publik serb – RTS, siç përcjell KlanM, tre persona janë arrestuar në Serbi kurse një në Çeki.

MPB-ja e Serbisë ka publikuar pamje ta aksionit dhe arrestimeve.

Policia serbe, sic njofton KlanM, kishte njoftuar se deri në fund të ditës pritet të realizohet aksioni i zgjeruar ndërkombëtar për të arrestuar personat që lidhen me denoncimet për mjete shpërthyese nëpër institucione arsimore në territorin e Serbisë.

Njoftohet se në nivel vendor dhe ndërkombëtar ka pasur bashkëpunime me institucionet relevante për të identifikuar IP-adresat nga ku janë dërguar denoncimet për “bomba”./KlanMacedonia

You may also like