Aksion model i kampionëve, Haaland “fik” United

by admin
Spread the love

Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë zgjedhur titullarët e derbit Manchester United-Manchester City, duel që po transmetohet live në Shqip 2 (16:30).

Vendasit vijnë me tri ndryshime krahasuar me takimin e mesjavës përballë Copenhagenit në Champions League. Evans dhe Lindelof rikthehen titullarë në mbrojtje.

Ndërkohë që Eriksen do e nisë nga minuta e parë, me brazilian Anthony që përfundon në stol. Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë vijnë me 6 ndryshime nga dueli me Young Boys në Champions.

Pep Guardiola ka rikthyer në formacion emra si Alvarez, Walker, Gvardiol, Stones, Bernardo Silva dhe Foden. Të cilët pushuan në mesjavë.

Premier League
Java e dhjetë

MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY 0-2 (Haaland (pen) 26′, 49′)

Kronika e ndeshjes: 49′ Goooooooool! Aksion fantastik i Cityt, Haaland realizon golin e dytë për kampionët e Anglisë.

48′ Provon Fernandes, pret në dy kohë Ederson.

45+1′ United pranë barazimit, gjuan Hojlund, grushtim fantastik i brazilianit Ederson.

45+4′ Momenti i portierëve. Onana i shkëlqyer, i mohon golin e dytë norvegjezit Haaland.

38′ Goditje dënimi për Cityn. Gjuan Alvarez, grushton Onana në këndore.

31′ Shans i mirë për United. Hojlund përfiton nga një top i rikthyer i Cityt. Marshon drejt portës, driblon portierin Ederson. Më pas pason për Fernandes, i cili gjuan jashtë.

26′ Goooooooool! Haaland nuk gabon, mposht Onanan dhe kalon kampionët në avantazh.

25′ Penallti për Cityn pas ndërhyrjes së VAR-it. Hojlund pengon Rodrin në zonë, nuk ka dyshime për arbitrin Tierney.

8′ City pranë golit. Gjuan me kokë Foden, grushtim i shkëlqyer i portierit Onana. Haaland nuk përfiton.

2′ Vendasit në sulm. McTominay nuk e shfrytëzon hapësirën e krijuar. Bllokohet nga mbrojtja mike.


Top Channel

You may also like