Aksion i Doganës dhe PK-së në Leshak, ministri Sveçla tregon në Facebookun e tij çka u konfiskua – Shqip

by admin
Spread the love

Njësitet kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës, rë ndihmuara nga Policia e Kosovës, sot kanë zhvilluar një aksion në Leshak të komunës së Leposaviqit.

Me këtë rast janë konfiskuar mallra të kontrabanduara, përfshirë 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në faqen e tij të Facebookut. Ai ka bërë të ditur se njësitet kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës sot kanë zhvilluar aksion të përbashkët në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Me këtë rast, nga ky aksion, në një lokal afarist njësitet kanë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Sipas Sveçlës gjatë zhvillimi të këtij aktiviteti është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.

Gjithashtu ai ka falënderuar Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e treguar në këtë aksion.

“Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lajmin e kamë shpërndarë edhe eksponentë të Vetëvendosjes, duke lavdëruar Qeverinë Kurti se po e vendos rendin dhe ligjin në veri të vendit dhe duke marrë merita për aksionin e Policisë dhe Doganës.

You may also like