Aksidenti rëndë në Zvicër me pesë të lënduar ka prekur rëndë pronarin shqiptar të garazhit

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e së dielës, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Bernhardzell të Zvicrës. Dy persona janë lënduar rëndë. Banorët vendas janë prekur thellë

Në një aksident mbrëmjen e së dielës mbetën të lënduar rëndë pesë meshkuj të moshës 20 deri në 23 vjeç, dy janë në rrezik për jetën. Sipas hetimeve fillestare të Policisë së Kantonit St. Gallen, për arsye të panjohura aktualisht vozitësi humbi kontrollin e veturës pas urës Leebrücke në Bernhardzell. Për pasojë ka dalë nga rruga, është përplasur me dy vetura të ekspozuara të parkuara dhe ka ngecur anësh. “Pak pas orës tre e mora një telefonatë dhe menjëherë shkova në vendin e aksidentit”, thotë për “20 Minuten” Adnan Ajdari (48), pronar i kompanisë për shitje të veturave të prekura “Swiss Auto Click GmbH”.

Sipas Adnanit, skena në vendngjarje nuk ishte aspak e bukur. Sipas Policisë së Kantonit St. Gallen, të lënduarit është dashur të shpëtohen nga punonjësit e shpëtimit dhe më pas të dërgoheshin në spital me helikopter Rega dhe ekipi i shpëtimit. Aksidenti ka sjellë dëme materiale prej disa dhjetëra mijëra frangash zvicerane, transmeton portali Shtegu. “Fakti që automjetet e mia janë dëmtuar, është në plan të dytë për momentin. Jam thellësisht i pikëlluar dhe lutem që të rinjtë të mbijetojnë. Një aksident kaq i tmerrshëm do të mbetet në zemrën time përgjithmonë”, thotë Adnani.

Branko Rastegorac jeton në afërsi të venditë të aksidentit. Ai për “20 Minuten” thotë: “Unë dhe gruaja ime u zgjuam nga sirenat. Më pas zbrita dhe i pashë se si të plagosurit po nxirreshin nga vetura. Ishte një pamje e tmerrshme”. Sipas Rastegorac, nuk është hera e parë që në rrugën “St. Gallerstrasse” po ndodh një aksident. “Vetëm në shtatë vitet e fundit ka pasur disa aksidente. Banorët tashmë kanë bërë fushatë për një zonë 50. Por deri më tani pa sukses, siç thotë Rastegorac. “Aktualisht mund të vozitësh 70 km/h. Por rregullisht vozitet shumë shpejt. Kjo është shumë e rrezikshme”.

Sipas Policisë së Kantonit St. Gallen, shkaku i saktë i aksidentit është ende i paqartë dhe po hetohet. Sipas një deklarate, Prokuroria Publike e Kantonit St. Gallen ka ngarkuar specialistë të ndryshëm nga policia kantonale për të analizuar provat dhe për të hetuar.

You may also like