Aksidenti i rëndë në Pakistan, rëndohet bilanci i viktimave

by admin
Spread the love

30 viktima është bilanci i aksidentit të rëndë ku një tren doli nga shinat në Pakistanin Jugor, ndërsa 60 të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet njoftuan se bilanci mund të rëndohet edhe më shumë pasi disa prej të lënduarave janë në gjendje kritike. Disa vagona të një treni dolën nga shinat një ditë më parë, pranë stacionit hekurudhor Sahara.

Sipas raportimeve në bord ndodheshin më shumë se 1000 persona, ndërsa kërkimet vijuan për orë të tëra.

Personat që arritën të shpëtonin dhe të dilnin nga treni, i erdhën në ndihmë pasagjerëve të bllokuar. Ata thyen xhamat, për të nxjerrë të lënduarit.

Në ndihmë të ekipeve të shpëtim erdhën edhe vullnetarë, të cilët koordinoheshin për dërgimin e të plagosurve në spital.

Aksidentet dhe daljet nga shinat ndodhin shpesh në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit. Në qershor të vitit 2021, dy trena u përplasën, duke vrarë të paktën 65 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.


Top Channel

You may also like