Aksidenti hekurudhor në Gjermani/ Trupi i viktimës së pestë nxirret nga treni i përplasur në Bavari (Video-foto)

by admin
Spread the love

Punonjësit e emergjencës nxorrën sot trupi e një tjetër viktime nga rrënojat e trenit që doli nga binarët dje në jug të Gjermanisë, duke e çuar numrin e viktimave në pesë.

Punonjësit vijonin sot duke kërkuar të mbijetuar pas katastrofës së rrallë në rajonin malor piktoreskt të Garmisch-Partenkirchen në Bavari.

Treni rajonal po udhëtonte nga rezorti i skive Alpine drejt Munich kur doli nga shinat dhe të paktën tre vagonë u përmbysën.

Autoritetet thonë se pesë njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe 44 janë lënduar, duke përfshirë dhe tre pasagjerë me plagë serioze.

Një zëdhënës i policisë tha se operacioni madhor për çlirimin e të bllokuarve nga rrënojat, tashmë ishte kompletuar.

Sot ministri i brendshëm Joachim Herrmann tha se mund të ketë ende trupa të bllokuar në rrënoja pasi ka ende disa njerëz për të cilën nuk dihet ku janë.

Rreth 140 njerëz ishin në bordin e trenit kur ndodhi tragjedia.

Pas disa tentativash të dështuara, vincat arritën sot të ngrejnë të paktën një prej vagonëve që kishte dalë nga binarët. Prokurorët po hetojnë për shkaqet e aksidentit. Politikanë kombëtarë e rajonalë kanë vizituar vendngjarjen për të shprehur tronditjen e tyre.

Kancelari Olaf Scholz tha se ishte i shokuar nga lajmi dhe imazhet e aksidentit.

Kryeministri rajonal i Bavarisë, Markus Söder, tha sot gjatë vizitës së tij se është “diçka e pakuptueshme që po ndodh”.

“Shpresojmë të mos kemi më shumë vdekje”, tha ai mes të tjerash.


Top Channel

You may also like