Aksident tragjik në autostradën Gostivar-Tetovë, 18 vjeçari humb jetën

by admin
Spread the love

Mbrëmë (02-tetor) dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar- Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, një

veturë Seat ibiza; me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga 18-vjeçari E.Z. nga Çegrani i Gostivarit ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni. Në aksident, E.Z., ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për ti ofruarndihmë mjekësore dhe i njëjti rrugës gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup iu nënshtrua lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik do të kryhet autopsi.

MARKETING



You may also like