Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, një person pëson lëndime serioze

by admin
Spread the love

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, mes një veture dhe një autobusi,si pasojë një person ka pësuar lëndime serioze.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi theksoi se personi i lënduar është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal.

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht  në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

You may also like