Aksident mes dy këmbësorëve dhe pesë veturave, lëndohen tre persona

by admin
Spread the love

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën C në Prishtinë.

Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se si pasojë e këtij aksidenti u lënduan tre persona e po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara).

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like