Aksident i rëndë në vendkalimin hekurudhor mes Velesit dhe Çashkës – Shqip

by admin
Spread the love

MPB: NË AKSIDENT JANË LËNDUAR 10 PERSONA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor te fabrika “Porcelani” ku një tren ka goditur një furgon me udhëtarë. Sipas informatave të MPB-së, gjatë këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 10 persona. Sipas kryetari të Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski të gjithë të akidentuarit kanë pësuar lëndime të lehta.

”Sot rreth orës 12 ka ndodhur një fatkeqësi tek vendkalimi hekurudhor të Porcelankës një automjet hekurudhor ka goditur furgon pasagjerësh, janë lënduar 12 persona të cilët vinin nga Velesi dhe shkonin për shtëpi në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Janë mirë tani do të shkoj ti vizitoj në spital. Furgoni transportonte pasagjerë nga Velesi në fshatin Mellnicë ku shumica e të lënduarve janë nga ky fshat” – tha Goran Stojanovski, Kryetari i Komunës së Çashkës.

Aksidenti e ka përshkuar edhe makinisti i trenit, Zoran Petrovski, i cili tha se edhe përskaj përpjekjeve të tija për ta paralajmëruar shoferin e furgonit, ky i fundit nuk arriti ta ndalte automjetin.

“Pasi e pashë, fillova t’i bie borisë dhe të frenoj, ai veç më kalonte, as nuk shikonte a vjen treni a po jo” – Zoran Petrovski, makinist i trenit.

Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, për t’iu ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Ndërkaq, një ekip i SPB Veles ka realizuar inspektime në vendin e ngjarjes.

Përgatiti: Teuta Buçi

You may also like