Aksident i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, humb jetën një person

by admin
Spread the love

Një person ka humbur jetën, teksa dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sot reth orës 17:00, në austostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në Trebosh.

Në aksident kanë marrë pjesë tre automjete dhe një kamion, ndërsa sipas informacioneve të para të SPB Tetovë ka pasur edhe automjet të katërt për të cilin thuhet se ikur nga vendngjarja.

“Po vijon këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në Tetovë. Në vendngjarja ndodhen policët si dhe punonjës të Njësisë territoriale kundër zjarrit të cilët po ndërhynë tek automjetet dhe Ndihma e Shpejtë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë”, Marjan Josifosi.

You may also like