Aksident i frikshëm në Katalonjë, pilotit italian i kalon motori sipër

by admin
Spread the love

Aksident i frikshëm në startin e garës së Moto GP në Katalonjë.

Italiani Peço Bagnaia humbi kontrollin dhe u godit nga motori i Brad Binder. Paniku ishte prezent teksa gara u pezullua menjëherë ndërsa në ndihmë të Bagnaias u afruan menjëherë mjekët.

Piloti i Ducatit u transportua me urgjencë në spital ndërsa është konfirmuar se 26-vjeçari është në gjendje të stabilizuar, edhe pse në orët e ardhshme do të kuptohet më shumë rreth shkallës së dëmtimit.

Drejtori i Ducatit, Tardozzi dha shpresë duke theksuar se bëhej fjalë për një dëmtim më të lehtë nga ai që pritej dhe shtoi se Bagnaia do të rikthehej shpejt në pistë për të mbrojtur titullin kampion.


Top Channel

You may also like