Aksident gjatë xhirimeve/ Vdesin aktorët e një seriali, plagosen disa të tjerë

by admin
Spread the love

Dy aktorë kanë humbur jetën dhe gjashtë anëtarë të tjerë të setit janë plagosur pas një aksidenti me makinë në Meksikë teksa po shkonin të zhvillonin xhirimet e serialit të Netflix, The Chosen One . 

Sipas  Deadline , një furgon që transportonte disa nga aktorët dhe anëtarët e setit e  The Chosen One u përplas dhe u rrokullis në një rrugë të shkretë në gadishullin Baja California Sur.

Dy anëtarë të kastit mbetën të vdekur në vend, ndërsa gjashtë anëtarë të tjerë të setit ndihmues u plagosën. sipas HuffPost , viktimat janë aktorët meksikanë Raymundo Garduño Cruz dhe Juan Francisco González Aguilar.

Sezoni i ri i serialit  Chosen One është i ndryshëm nga projekti i mëparshëm me të njëjtin emër në platformë, një program portugez që tregon se si  disa mjekë zbulojnë një kult në një fshat të largët.

Sezoni i ri tregon historinë e një djali 12-vjeçar i cili zbulon se ai është Jezu Krishti i rimishëruar. Është një përshtatje e serisë së librave komik të vitit 2004  American Jesus , krijuar nga Mark Millar dhe Peter Gross.


Top Channel

You may also like