Akis Vavalis, trajner për kohë të gjatë te Drita (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pajisjet për stërvitje i kishte bërë gati më herët. E kur futbollistët e Dritës dolën në fushë, filluan menjëherë me stërvitjen e dytë nën urdhërat e trajnerit, Akis Vavalis.

Ky i fundit po thotë që e njeh mirë futbollin kosovar.

“Në dhjetor i kishim kontaktet e para me Dritën, që nga ajo periudhë e kam ndjekur vazhdimisht Superligën e Kosovës. Kur e shikova kontigjentin e lojtarëve të Dritës nuk kam hezituar të vi këtu. Kam plane dhe ambicie të mëdha me këtë ekip”, tha Vavalis për Klankosova.tv.

Për momentin, Drita është vetëm një pikë pas liderit, Ballkanit. E Akis foli për gjasat që ka Drita të shpallet kampione e Kosovës.

“Janë vetëm edhe 6 ndeshje deri në fund prandaj nuk kemi shumë mundësi të bëjmë ndryshime shumë të mëdha. Megjithatë, ne do të bëjmë përpjekje të fitojmë secilën ndeshje deri në fund të kampionatit”.

Trajneri grek gjithashtu shtoi se ka për qëllim ta bëjë Dritën skuadër shumë të fortë edhe për gara evropiane. E kjo ishte edhe arsyeja se pse drejtuesit e Dritës bënë marrëveshje me të.

Zymberi tha se fati i trajnerit nuk lidhet me titullin kampion këtë edicion pasi drejtuesit e klubit synojnë të punojnë me të një periudhë më të gjatë.

Testi i parë Akis Vavalis është këtë të shtunë me Ferizajn, ndërsa ballafaqimi që mund ta vendosë fatin kampionit është në javën e 33-të derbi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit.

You may also like