Akademiku Edmond Tupja zbulon arsyen e fortë pse nuk i thotë Ramës ‘zoti kryeministër’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Edmond Tupja ku foli rreth situatës së rrezikshme në të cilën ndodhet vendi jonë.

Ai tha se “Rama e konsideron vendin si pronë e tij dhe na konsideron ne pra popullin e tij si bujkrobin e tij”.

Madje ai u shpreh se Ramës nuk i thotë dot as zoti kryeministër pasi sipas tij “zoti kryeministër se është fjalë e shenjtë se tregon se e vlerësojmë atë njeri”.

Edmond Tupja: Atdheu është në rrezik, ka kohë që është në rrezik. Nuk e di është lajthitje e historisë a nuk e di çfarë. Këtu kemi një regjim kreu i të cilit e konsideron vendin si pronë e tij dhe na konsideron ne pra popullin e tij si bujkrobin e tij. Duhet punuar në kuptimin e ndërgjegjes sociale. Teksa dëgjoja lajmet në një program televiziv në një rrjet të persekutuar prej kohësh tha do të flasim si do të mirëmbajmë thonjtë. Kryesorja ishin thonjtë. Unë e kuptoj që janë pjesë e trupit të ndihmojnë të kruash kokën siç e kruan kryeministri se nuk mund ti them zoti kryeministër se është fjalë e shenjtë se tregon se e vlerësojmë atë njeri. Thonjtë janë të rëndësishme për të kruar kokrrën a mjekrën se kështu fillon kruarja e tij nga koka te mjekra dhe poshtë ekuatorit të trupit njerëzor.

You may also like