Ajo që s’thuhet për ushtrinë tonë në Gaza… – Shqip

by admin
Spread the love

Gjeneralmajori izraelit në pension Yitzhak Brik tha se ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës po përjetojnë “kaos të plotë” në aksesin e pajisjeve dhe shërbimeve logjistike të nevojshme për luftën.

Brik, i cili dha një deklaratë për gazetën izraelite Maariv, tha se ai i kishte thënë vazhdimisht kryeministrit Benjamin Netanyahu se ushtria nuk është gati për luftë për shkak të mungesës së trajnimit të ushtarëve për pesë vjet dhe mungesës së personelit dhe pajisjeve.

Brik theksoi se ushtarët po përjetojnë kaos të plotë që nuk përmendet në media dhe tha se që nga 7 tetori kanë marrë shumë ankesa nga ushtarët.

 “Asnjë nga pajisjet ushtarake, logjistika, sistemet ushqimore të nevojshme për të na çuar përpara nuk funksionojnë siç duhet. Sepse ushtria ua besoi gjithçka kompanive private. Nuk ka njeri që t’i riparojë tanket menjëherë. Dhjetëra tanke janë bllokuar në Rripin e Gazës dhe presin të tërhiqen”, tha ish-gjenerali izraelit.

Duke theksuar se mediat nuk përmendin vuajtjet e ushtarëve izraelitë, Brik deklaroi se që nga 7 tetori, kur filloi lufta në Rripin e Gazës, është takuar gjashtë herë me Netanyahun.

“I thashë se ushtria e cila ka pesë vjet që nuk stërvitet dhe ka mungesë të pajisjeve, nuk është gati të shkojë menjëherë në luftë. Por ekipi i tij nuk donte që ai të dëgjonte të vërtetën. Prandaj e mbajtën larg meje”, shpjegoi Brik. /tesheshi.com/

You may also like