Pas spektaklit të ditës së shtunë, banorët janë ulur të diskutojnë dhe të komentojnë sjelljen e Luizit karshi Deas, pasi mësoi se kjo e fundit kishte nxjerrë në nominim Efin, Kiarën dhe këngëtarin. Olta tha se kjo gjë e bëri Luizin të dilte nga vetja.
Kërcënimet e këngëtarit nuk i kanë pëlqyer aspak Deas, ndërsa Tea Trifoni i tha Dea Mishelit se Luizi e quan atë ku*vë dhe të përdalë dhe i insinuon këto situata sikur janë për lojë. Kjo situatë i ka pëlqyer Efit, e cila tha se pa Efin, këngëtari merr fund.
Pjesë nga biseda:
Olta: Doli komplet nga vetja, ju zbardh buza
Dea: Më hapur se kaq? Të të thotë do të zhgarravis, do të shkel
Tea: Ai të quan k*rvë, të quan e përdalë dhe i insinuon sikur janë për lojë, ma ka bërë dhe mua këtë gjë, edhe fakti që ai i insiunon si lojë, ngjan lojtar i fortë
Olta: Unë s’e kuptoj se kë duhet të nominonte kjo
Dea: Unë e kisha shumë të thjeshtë se kë duhet të nominoja, godita grupin që nuk rrija
Olta: Ai pa Efin merr fund këtu.