Ahmeti porosi LSDM dhe VMRO-së: Me vite të tëra sulmoni BDI-në për politikat e juaja ditore

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale i ka përcjell një porosi dy partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Porosia e tij është përcjellur përmes një video materiali ku janë shfaqur akuza të anëtarëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së. Kreu i kësaj partie ka nënvizuar se dy partitë maqedonase me vite të tëra kanë goditur dhe sulmuar BDI-në për politikat e tyre ditore.

“Vite të tëra me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për ti arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake. Ndiqeni dhe shpërndajeni miq”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në video porosinë e përcjellë.

Ky reagim i Ahmetit mund të ndërlidhet me akuzat e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me vizitën e Ahmetit në Prishtinë dhe takimin me kryeministrin Kurti. Mickoski ka theksuar se në takim u “bë krim ndaj qytetarëve”. /INA

VIDEO:

You may also like