Ahmeti: Joveskit i kam thënë, do e kesh votën nëse hap hetim për të gjithë funksionarët e BDI-së

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke folur për hetimet e funksionarëve, tha se ata kanë këruar që të hapen hetime për të gjithë përfaqësuesit e BDI-së.

Ahmeti tha se ai ka kërkuar që hetimet të fillojnë nga ai.

“Kjo kërkesë është bërë Prokurorisë Speciale, zonjës Katica Janeva, dhe kryeprokurorit të cilit jam ulur dhe i kam thënë se votën time do e kesh në parlament nëse ti hap hetim për të gjithë funksionarët e BDI-së, nga unë deri tek funksionari i nivelit më të ulët”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.

Kjo sepse, tha Ahmeti, nuk mundet një parti të shndërrohet në hetues dhe në prokuror, por se këtë punë duhet ta paguajnë organet që paguhen nga taksapaguesit.

“Sepse ndryshe as korrupsioni nuk luftohet e as e keqja”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti tha se ai që ka bërë keqpërdorim dhe ka keqpërdorur partitë nuk ka amnisti as falje.

Ahmeti tha se si parti kanë kërkuar edhe ekspertë ndërkombëtar të fushës të cilët do të ndihmoj në luftimin e krimit dhe korrupsionit. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like