Ahmet Brahimaj kujtohet në dy vjetorin e vdekjes

by admin
Spread the love

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe
Baleti Kombëtar i Kosovës, kanë mbajtur Akademinë Përkujtimore në shënim të
dyvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit
Kombëtar, Ahmet Brahimaj.

Drejtor i Baletit, Sinan Kajtazi, ka folur për kontributin jetësor të Ahmet Brahimajt në fushën e baletit, por edhe të mësimdhënies, raporton Ekonomia Online.

“Që prej dy vitesh është kthyer në një datë ku
kaplohemi nga dhimbja e profesorit tonë. Na kaplon ndjenja e krenarisë që ka
shfaqur mirësi.  Në emër të baletit ju
shpreh mirënjohje të thellë që na dhuruat personalitet si zotëri Ahmet. Ne jemi
të bekuar që mësuam nga virtytet e tij. E sidomos për ne nxënësit e tij.
Profesori Ahmet dha kontributin e vet. Më ardhjen e lirisë në Kosovë profesori
arriti ta hapte baletin. Këshillat e tij kanë qenë të domosdoshme për arritjen
e rezultateve për ne si balerin”.

“Vizioni dhe qëllimi i tij ishte i kthjellët
në mendjen e tij. Profesori Ahmet ka qenë karakter i fortë. Në aspektin
familjar ka përjetuar tragjedi, në aspektin profesional ka marrë goditje të
shumta. Në rrugën drejt rikthimit të baletit arrit të jetë i pamposhtur. Ne
jemi ushtarë të vizionit të tij. Qirinjtë që ndezi ai në rrugën tonë të dijes
qëndrojnë ende. Ne si gjeneratë e re duhet që me krenari t’i ruajmë vlerat që
nguliti tek secili prej nesh”.

Kurse, balerini Rrustem Bajrami, ka thënë se
profesorin Brahimaj do ta kujtoj më mall çdoherë dhe se ka për të folur për të
ter jetën. “Jemi në këtë akademi përkujtimore për ta përkujtuar shëmbëlltyrën e
Ahmet Brahimajt. Jam i emocionuar dhe këto fjalë burojnë nga zemra ime. Tërë
këto vite i’a kemi filluar bashkë me lloj-lloj sfida. Kam tërë jetën për të
folur për të. Nuk kam çka me shtu, por i’u falënderoj nga zemra që keni ardhur
dhe do ta përkujtojmë me mall deri sa të jemi gjallë.

Zogëza Brahimaj, gruaja e tij, ka thënë se se
Ahmeti ishte i respektueshëm për këdo që e ka njohur dhe se do ta kujtojnë
çdoherë më mall.  “Tashmë dy vjet që
Ahmeti na la dhembje të madhe, por edhe krenari të madhe.

Ndjehemi krenar që patëm një njeri që ishte i mirë me çdo kënd. Që dinte të respektonte çdo person që takohej. Me të gjithë ai linte përshtypje që mund të ndihmonte çdo kënd. Të flas për mungesën e tij është shumë gjatë. Ai që më forcon është se Ahmeti kishte duar të çelikta që mbante familjen, miqtë dhe baletin e Kosovës”, u shpreh ajo.

No description available.

You may also like