Aguero pritet të bëhet pjesë e sftafit të Argjentinës

by admin
Spread the love

Dhjetori i vitit 2021 ishte një nga muajt më të vështirë për Sergio Aguero. Për shkak të problemeve të zemrës që shfaqi gjatë një ndeshjeje më Barcelonën e detyruar sulmuesin argjentinas t’i japë fund para kohë futbollit të luajtur.

Botërori “Katar 2022” është një dëshirat e çdo futbollisti që synojnë të mbajnë veshur fanellat e kombëtareve të tyre për të përfaqësuar kombin e tyre.

Edhe Sergio Aguero mund të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor të këtij viti. Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Manchester City dhe Barcelonës që ka dhënë lajmin në një emision në “Radio 10”.

“Kam folur me Scalonin në telefon, me djemtë dhe presidentin e federatës Chiqui Tapia. Po mendojmë të takohemi gjatë kësaj jave. Do të diskutojmë mundësinë për të qenë pjesë e stafit teknik. Dua të jem i pranishëm në Botëror dhe nëse do të shkoj do të qëndroj me djemtë në stërvitje”, ka thënë Aguero

You may also like