Agron Puka kundërpërgjigjet: Flamur Salihu ka rrezikuar jetën e lojtarëve   

by admin
Spread the love

Agron Puka, përcjellës i ekipeve në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, i kundërpërgjigjet ashpër ndihmëstrajnerit të klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt (meshkujt).  

Salihu ka akuzuar përgjegjësin për sport në komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, se ia fiki dritat gjatë stërvitjes.

Puka ka reaguar ashpër me këtë rast, duke thënë se situata është ndryshe. 

Klshtu duket trafo në palestër, rrezkshmëri e lartë

“E para, nuk janë fikë të gjitha dritat, nga shtatë rende vetëm dy rende të dritave janë fikë ose 35 reflektorë kanë qenë të ndezur.

E dyta, ka pas drita të mjaftueshme për të stërvitur por ata e kanë keqpërdorur duke luajtur futboll në mungesë të kryetrajnerit.

E treta, dritat nuk guxon askush mi ndezur përveç ne sepse trafo është e hapur dhe një gabim më i vogël mund t’i kushtojë dikujt me jetë. 

Flamur Salihu ka rrezikuar jetën e lojtarëve sepse ka hy krye në vete i ka ndezë dritat.

Aty është rrezik mi ndezë dritat siç o ka ndezur ai, këtë e dijnë të gjithë për shkak të punimeve që janë ende duke u bërë.
Kështu që nuk janë fikur dritat”,
tha Puka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like