Agron Gjekmarkaj tregon arsyen e fortë pse pranoi të ishte nënkryetari i PD-së: Bashës nuk i dridhet qerpiku

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një fjalim për herë të parë pas marrjes së këtij posti, para demokratëve të Kurbin tregoi dhe një nga arsyet se pse pranoi që të merrte këtë detyrë të re.

Teksa qëndronte në krah të Bashës, Gjekmarkaj tha se një nga arsyet ishte data 8 janar, protesta thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, e cila ishte ftesë për vëllavrasje.

Deklarata e Gjekmarkaj:

“Vëllezër e motra nga Kurbini, dhe Lezha. prezenca juaj tregon se PD po ringrihet. Ajo ka filluar betejën e vetë tashmë me Edi Ramën, duke përmbyllur dilemat dhe shqetësimet që kemi pasur. Kemi vetëdijen e së ardhmes, kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën. Dua t’ju them dy fjalë për datën 8 janar. Kam qenë në selinë e PD bashkë me Bashën dhe deputetë të tjerë, me miq të tjerë, që janë këtu, në përmbushje të funksioneve që kemi në atë parti. U sulmuam duke u kthyer çdo kod bese, çdo kod burrërie, për të shkaktuar vëlla vrasësja he gjakderdhje. Këtë e kanë bërë komunistët në historinë e Shqipërisë. Gjejeni se kush është komunisti në këtë rast. Unë kam pasur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetari i kësaj force. Një nga arsye të që e kam pranuar këtë është dhe data 8 janar dhe Lulzim Basha që si dridhet qerpiku, që s’ka frikë, është i gatshëm që të përballet me rrezikun, t’i dalë për zot PD, të përballet me Ramën, që të jetë nesër kryeministri i Shqipërisë. Nuk ka përmbyllej të tranzicionit në Shqipëri nëse nuk bashkohemi bashkë dhe të nxjerrim jashtë personazhe të trancizionit. Në këtë fazë Shqipëria duhet të jetë pro amerikane dhe më demokratike.”, tha Gjekmarkaj.

You may also like