Agron Gjekmarkaj me kandidatin e PD në Shkodër: Çdo votë për të është për të ardhmen e ndryshimin

by admin
Spread the love

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj ka takuar sot kandidatin demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatin, duke u shprehur se çdo votë për të është një votë për një jetë më cilësore, menaxhim të ndershëm e projekte zhvillimi për qytetin.

Deklarata e Gjekmarkajs:

“Metropoli i veriut , qyteti simbol i virtyteve më të mira kombetare e intelektuale, qyteti i rezistences antikomuniste dhe i lirisë, qyteti i së djathtes , qyteti i harmonisë fetare i kesaj vlere themelore të kombit tonë , qyteti i shijeve dhe lidhjeve me boten perendimore, gjen perfaqesimin më dinjitoz tek Xhemal Bushati , pinjolli i dënjë i deres së fisme të Bushatlive ! At Zef Pllumi një nga personalitet e medha të kultures e klerit katolik per fatin tim të madh edhe kusheri i imi tek libri i tij mbreslenes ” Frati i Pashallarve Bushatli” shkruan “Tue kqyrë sot qytetin tonë, mbes i çuditun e më vjen me u thanë me të madhe: Shkodër, ku i ke burrat e tu? Ku i ke ato që dikur të banë të përmendun në të gjithë botën? Ku është Mehmet Pashë Plaku, themeluesi i vërtetë i famës së këtij qyteti?

Ku është i biri Kara Mahmut Pashës, “Asllani i Shkodrës…unë këtu propozoj t’u naltohet nga një përmendore në kala, njani te Kalaja e Shkodrës e tjetri në Parrucë” ! Vizionet e Fratit të kujtimeve ngjizen tek historia, tek rrenjet! Thirrja e tij revokon kujtimin e Bushatlive të dikurshem. Si shume here historia e Shqiperisë dhe e Shkodres ka trokitur në deren e Bushatlive të cilet shpesh kanë paguar çmim tragjik në emer të tyre. Në keto kohë të pazakonta Partia Demokratike i ofron Bashkisë së Shkodres një personalitet qytetar, një qendrestar i PD në çdo stinë, i cili vetem ka dhënë pa kerkuar asgjë në kembim, një profesionist ekonomist të zotin dhe të perkushtur për komunitetin! Xhemal Bushati është një biografi njerzore mbrslenëse i cili më dashuri e pasion po i perkushtohet qytetit të Shkodres për ty sherbyer të gjithëve pa asnjë dallim partiak !

Të dashur miq shkodranë çdo votë per Xhemal Bushatin është një votë per një jetë me cilesore në qytet e fshtatrat perreth, një votë për menaxhim të ndershem e projekte zhvillimi, një votë për të respektuar historinë e traditen por shumë më teper të ardhmen, ndryshimin , atë që Zoja Shkoder e meriton si askush tjeter! Suksese i dashur mik Xhemal Bushati në rrugen e fisme që ke nisur ! Shkodra nuk gabon !! Ndergjegjia e saj është aleati yt !!”, shkruan Gjekmarkaj.

You may also like