Agron Duka del me thirrjen e fortë: Situatë alarmante në çdo pëllëmbë të Shqipërisë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, që ti kushtojë një vëmendje të madhe sektorit të bujqësisë pasi puna e fermerëve ka një vlerë të madhe në ekonomikë shqiptare.

Ai bën me dije se prej disa muajsh PAA ka depozituar në Kuvend, dy projektligje për të cilat ende nuk ka asnjë përgjigje konkrente kur do të shqyrtohen.

Duka në postimin e tij parashtron dhe disa pyetje, ku sipas tij pse çdo vit duhet të ndryshojë skema e subvecioneve në bujqësi dhe blegtori?

Postimi i plotë:

“Përshëndetje të gjithve

Situatë alarmante paraqitet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë, ku puna e fermerit, mundi dhe djersa vazhdon të përçmohet nga Qeveria.

Prej disa muajsh PAA ka depozituar në Kuvend, dy projektligje të cilat vijnë si rezultat i nevojave imediate tê grupeve të interesit, që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për zërin e specialistëve. Ende nuk kemi një përgjigje konkrete se kur do të shqyrtohen këto dy projekligje.

Të gjithë një zëri pyesin !!!!

Nuk e kuptojmë se pse është parë e nevojëshme nga qeveria, që çdo vit të ndryshojë skemat e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori?!

Pse u pa e arsyeshme nga qeveria të ofronte 3.2 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë, duke ditur që këto janë taksat që do t’u merren fermerëve nga paketat e reja fiskale, duke e ditur fare mirë që përqindja e buxhetit nuk ka ndryshuar?!!

U hoq 6% i TVSH-së që u bë 0% në shitje nga fermeri dhe u shtua 10% taksë për imputet bujqësore ku në këtë rast nuk kemi dalje nga buxheti drejtpërdrejtë por janë përfitime.

Ndaj me të drejtë fermërët po përshkallëzojnë protestat sepse puna e tyrë, ka një vlerë të madhe në ekonomine shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë, duhet të shoh me prioritet çdo kërkesë të tyre, përpara se dhe ato pak fermerë të mbetur në tokën memë të marrin rrugë pa kthim.”, ka shkruar Duka.

You may also like