Agron Duka bën paralajmërimin e fortë për partinë e tij: Nëse nuk kemi vota, e lirojmë krahun

by admin
Spread the love

Agron Duka mbrëmjen e sotme, në një emision televiziv ka folur për zgjedhjet e ardhshme. Duka thotë se partia që ai drejton, është dëmtuar dhe ai është detyruar të garojë brenda siglës së PD.

Duka paralajmëroi që PAA tashmë do të ketë mundësi të garojë me siglën e saj.

“Nga viti 2016, deri tani ne nuk kemi marrë pjesë në asnjë garë me sigël partie. U bë marrëveshja e 17 majit, Rama-Basha dhe u futëm te sigla se nuk kishim mundësi të regjistroheshim. Nuk hymë pastaj në zgjedhje vendore.

Pastaj, nuk hymë me koalicione klasike.

Unë kam aq vota sa kam. Kam qenë në disa beteja. Ka patur rast që kam marrë 11 mijë vota. Interesat ishin të të dyja palëve. Ne kishim interes sepse mund të mos dilnim deputetë me siglën tonë, por edhe PD kishte interes, nuk të jep kush qyl në politike.

Rama nuk i ka përzënë partitë e vogla, PSD e ka aty. Gjysmën e PDIU e ka aty. Por, sistemi u bë i tillë që ne nuk kishim mundësi të garonim. Shyqyr që na u dha mundësia tani të garojmë vetë.

Nëse do të ishim ne vetëm, votat tona iknin dëm, sepse nuk nxirrnin deputetë. Për të parë sa vota kemi ne, do ta shohim. Nëse nuk kemi, e lirojmë krahun, ishalla po bëhet Shqipëria me këta të dy.

Në këtë lloj pozicioni, jemi të detyruar të mblidhemi akoma më shumë rreth vetes. Unë kam filluar dhe do të intensifikojmë punën, që me strukturat që kemi, në zgjedhejt vendore të luftojmë për anëtarë të këshillit bashkiak”, tha ndër të tjera Duka.

You may also like