“Agresivitet, taktikë dhe intensitet”, Aouar: Serie A e komplikuar, më motivon Mourinho

by admin
Spread the love

Houssem Aouar ishte një nga transferimet me parametra zero të Romës në merkaton verore.

Algjeriani është ende duke u përshtatur me futbollin italian pas eksperiencën në Ligue 1 me Lyonin, vetë 25-vjeçari shprehet se Serie A është një kampionat i vështirë ndërsa thekson se taktika dhe agresiviteti janë dy ndër faktorët më të rëndësishëm për të pasur sukses në Itali.

“Në Itali ka shumë agresivitet, taktikë dhe intensitet. Për fat të mirë e fituam ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cagliarit, na duheshin pikët me patjetër. Ndër të tjera jam i lumtur sepse edhe shënova gol. A më motivojnë fjalët e Mourinhos? Sigurisht që po, ai më motivon gjithmonë”, u shpreh Aouar.

Në gjashtë ndeshje të Serie A, Aouar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në dy raste ndërsa është aktivizuar edhe në dy sfida të Europa League me fanellën e Romës. /Supersport


Top Channel

You may also like