Agjenti i Zapata: Asnjë kontakt me Interin, por nëse telefonojnë do t’i dëgjoj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duvan Zapata është një nga lojtarët që po flitet nga mediat për një transferim të mundshëm tek Interi. Megjithatë, këto thashetheme i ka pushuar vetëm agjenti i tij, Fernando Schena i cili foli për L’Interista, i cili mohoi gjithçka për një negociatë të mundshme.

“Për momentin nuk ka absolutisht asgjë. Duvan ka një kontratë dhe ndihet shumë mirë në Bergamo. Por ne e dimë se si është futbolli. Gjithçka mund të ndodhë”, tha fillimisht Schena.

Më pas ai foli edhe për mundësinë nëse Interi e kontakton për lojtarin e tij. “Nëse Interi na telefonon, sigurisht që do ta dëgjoj atë që do të më thonë, por për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt mes palëve”, tha ndër të tjera Schena që mohoi kështu çdo fjalë të thënë deri më tani nga mediat italiane. /oversport.tv

You may also like