Agjentët në Barcelonë, katalanasit nisin negociatat për trajnerin e ri

by admin
Spread the love

Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez lajmëroi disa ditë më parë se ky do të jetë sezoni i fundit në drejtimin e katalanasve.

Nisur nga ky vendim i Xavit, drejtuesit blaugranë janë fokusuar për të gjetur zëvendësuesin e 44-vjeçarit.

Në listën e spanjollëve janë disa emra, mirëpo një prej tyre gjendet në pozita më të favorshme për t’iu besuar drejtimi i Barcelonës. Fjala është për Roberto De Zerbin, me italianin që po zhvillon një punë tejet pozitive me Brighton në Premier League.

Sipas mediave spanjolle, në Katalonjë kanë mbërritur agjentët e De Zerbit teksa ky i fundit preferohet për shkak të lojës tërheqëse që aplikon, ashtu siç është në fakt edhe vetë stili i Barcelonës.

Agjentët e De Zerbit janë edhe njëkohësisht përfaqësuesit e mbrojtësit Ronald Araujo, e në mes të bisedimeve për rinovimin e kontratës së uruguajanit, pritet të diskutohet edhe për teknikun italian. Aktualisht, De Zerbi ka një kontratë me Brighton deri në vitin 2026, por nëse mundësia për të kaluar te Barcelona bëhet reale, atëherë anglezët nuk do të ishin një problem./Shqip


Top Channel

You may also like