Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale s’ka buxhet, ngritja e çmimeve ndryshon projektet

by admin
Spread the love

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve
Memoriale, Bislim Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se gjendja e
komplekseve memoriale nuk është e mirë dhe se ka munguar mirëmbajtja, prandaj
edhe një pjesë e tyre kanë filluar të dëmtohen.

Ndonëse pohon se objektet që ata i kanë në menaxhim
qëndrojën më mirë, por pohon se investime vështirë se mund të ketë për shkak të
mungesë së buxhetit.

Veç në vitin 2020
Agjencisë i është zvogëluar buxheti për 70%, shkurtime pati edhe ne vitin 2021,
përderisa sivjet Zogaj ka bërë të ditur se nuk kanë buxhet të parashikuar.

“Nuk mund të themi që është e mirë sepse këto komplekse memoriale,
lapidare të gjitha këto objektet e luftës që janë ndërtuar që nga viti 2000 e
këndej, realisht edhe koha e ka bërë të vetën po edhe disa prej tyre janë
ndërtuar me ndihma vullnetare. Kështu që nuk është bërë ndonjë punë e
kualitetit, por mbi të gjitha ka munguar edhe mirëmbajtja e tyre kështu që kanë
filluar të dëmtohen”.

“Objektet apo projektet që i kemi realizuar ne si agjenci këto mund të
themi se janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë sepse shumicën prej tyre
sidomos komplekset ne edhe i mirëmbajmë po edhe projektet e tjera që i kemi
ndërtuar janë të kualitetit të mirë dhe besoj se do të qëndrojnë kohës. Por në
përgjithësi mund të themi se nuk është gjendja e mirë”.

“Fatkeqësisht buxheti kur kam ardhur unë ka qenë 5 milionë e 50 mijë
euro vetëm për investime kapitale, me tendencë të rritjes në bazë të të hyrave
buxhetore në nivel të Kosovës. Por, në vitin 2020 për shkak të pandemisë
buxheti na është zvogëluar bukur shumë, rreth 70% e buxhetit na është marrë për
shkak të atyre pakove të emergjencës, pastaj edhe në vitin 2021 kemi pasur
zvogëlim të buxhetit po edhe për vitin 2022 nuk e kemi buxhetin e parashikuar
më herët”.

Ai thekson se përpos mungesës së buxhetit, ka mungesë edhe të punëtorëve profesionistë, si arkitektë, ndërtimtarë e ciceronë.

“Kemi mungesë të buxhetit, kemi një mungesë tjetër shumë elementare që
çdo herë bëjë kërkesë por që deri më tani nuk kam mundur ta realizoj. Kemi
mungesë të punëtorëve, mbi të gjitha ka mungesë të punëtorëve profesionist si
arkitekt dhe ndërtimtar e për ciceron”.

Problem tjetër tash, Zogaj tha se po iu paraqet edhe ngritja e çmimeve, duke ndikuar kështu edhe në projekte e nisura, e që janë bartu nga vitet paraprake duke shkuar deri në 20 mijë euro më shtrenjtë, raporton Ekonomia Online.

“Problem tjetër i veçantë që na ka dalë këtë vit është edhe fakti që
janë ngritur çmimet dhe ne kërkesat për projekte i kemi që nga vitet e më
hershme, që s’kemi mundur t’i fusim. Përshembull një projekt që ka ardhur në
vitin 2019 dhe nuk kemi pasur mundësi që ta fusim më herët e kemi fut në
buxhetin e vitit 2022 atëherë kanë qenë çmimet e tjera dhe një projekt që ka
kushtuar 50 mijë euro në 2018, 2019 tani kushton minimumi 70 mijë euro. Pra ka
ndryshuar edhe kostoja e atyre projekteve”.

Zogaj, tha se Kompleksi “Adem Jashari” është kompetencë e
komitetit ndërministror, kurse mirëmbajtja i takon agjencisë.

Ai tha se me planin e Qeverisë e ky projekt parashihet që të përfshi
ekspertë të huaj, duke shpresuar që të jetësohet siç e meriton.

“Tani e kemi komitetin e tretë që është formuar që e udhëheq kryeministri Albin Kurti dhe tani një qasje tjetër sepse ky komitet e ka formuar një komision të ekspertëve të cilët kanë filluar punimet rreth detyrës projektuese. Ne edhe në këtë komitet e kemi prezantuar detyrën që e kemi dhe këta ekspertë e kanë marrë të gjithë dokumentacionin ekzistues në agjenci që nga fillimi edhe te ministria e ambientit çka ka ekzistuar edhe në komunë dhe janë duke e konsultuar”, raporton EO.

“Parashihet të jetë një projekt bukur i madh, bukur i mirë dhe po
shpresojmë që më në fund këta ekspertë të cilët janë të lëmive të ndryshme dhe
kemi nga Bosnja, Shqipëri, Maqedonia edhe vendorë që do të bëjnë detyrën
projektuese, po shpresojnë që do ta bëjnë një detyrë projektuese të mirë”.

Zogaj njoftoi se janë duke punuar në disa komplekse, si në malet e Berishës
për të cilën tha se e kanë prioritet, në Mehën e Gjakovës si dhe projekte të
tjera.

“I kem disa projekte duke filluar nga ‘Meha’ që besoj që brenda këtij
viti do të përfundojë. Në malet e Berishës që ai projekt është votuar në
Kuvendin e Kosovës që nga viti 2010 po aty kemi disa pengesa të tjera sepse
ende nuk është shpronësuar asnjë pronë, në Malet e Berishës. Atje parashihet të
jetë një infrastrukturë jashtëzakonisht e madhe, duke filluar nga ndërtimi i
muzeut të luftës, pastaj janë disa qendra protokollare, një ndërtesë për
pushimore të fëmijëve, rrugica për të ecur, pastaj janë disa objekte të luftës,
si shtabi i përgjithshëm, Kosova e lirë, bunkeri. Po e kemi një telashe
jashtëzakonisht të madhe për momentin sepse nuk është shpronësuar asnjë pronë
aty dhe tani ata qytetar nuk po pranojnë të punohet pa ua shpronësuar
pronën”.

“Për momentin nuk kemi mjete për shpronësim, jemi në bisedime tash
sigurisht edhe me ministrinë e financave po edhe me kryeministrin do të
provojmë ose të na rritet buxheti ose të bëjmë një zgjedhje që Qeveria vetë ta
bëjë shpronësimin e atyre pronave. Ne si agjenci si prioritet e kemi projektin
e Maleve të Berishës”.

Zogaj për Ekonomia Online tha me disa nga kryetarët e komunave kanë
bashkëpunim të mirë e për disa të tjerë thotë se kanë prioritete tjera, e nuk
gjejnë bashkëpunim në këtë fushë.

Kurse për bashkëpunimin me Qeverinë, Zogaj thotë se nuk gjejnë mbështetje
sa i përket punëtorëve.

“Me ata kryetarë të komunave që janë të gatshëm për bashkëpunim dhe kanë vullnetin e mirë edhe gjendjen e memorialëve e kemi jashtëzakonisht mirë. Kurse me disa kryetar që fatkeqësisht prioritetet i kanë tjera, nuk është një nga prioritetet edhe lapidarët apo memorialët e kemi gjendjen më keq. Pavarësisht gatishmërisë së kryetarëve ne gjithmonë jemi të gatshëm me bashkëpunuar dhe të bëhet më të mirën e mundshme. Me Qeveri, duke llogaritur faktin që nuk kemi mbështetje sa i përket punëtorëve në aspekte të tjera jemi në rregull”, raporton Ekonomia Online.

You may also like