Agim Shemshiu nga Kumanova përsëri zgjidhet nënkryetar i Federatës së Shahut të Maqedonisë

by admin
Spread the love

Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Shahut të Maqedonisë (FSHM) ka zgjedhur sot Agim Shemshiun sërish për nënkryetar të ri të federatës, shkruan Open-TV.

Kuvendi është mbajtur në hotel “Aleksandar Palas” në Shkup, ku është zgjedhur edhe kryesia e re.

Lajmin e ka bërë të ditur vet, ai në rrjetin social Facebook, ku i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen:

“Në mbledhjen e sotshme  të jashtzakonshme të Kuvendit të Federatës së Shahut të Maqedonisë, në Hotel Aleksandar Palas në Shkup; u bë zgjedhja e kryesisë së re, ku sërish u rizgjodha Nënkryetar i FSHM -së.

U jam falimenderues të gjithve për përkrahjen !Na prift e mbara!”, shkruan Shemshiu.

You may also like