Afrim Tovërlani shprehet i lumtur pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

Kosova U21, triumfoi 3:1 kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” në ndeshjen e luajtur në Podujevë.

Përzgjedhësi Tovërlani përgëzoi lojtarët për angazhimin maksimal dhe shtoi se ekipi në këtë ndeshje shfaqi më shumë kompaktësi, angazhim e përgjegjësi.

“Shumë lojtarë na kanë munguar dhe nuk ishte lehtë. Por, përgëzoj djemtë për këtë fitore, pasi dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshjen e nisëm mirë, ku shënuam, dy gola dhe pastaj pranuam një gol më shumë për fajin tonë sesa aksionin e kundërshtarit. Në të dytën, luajtëm mirë dhe shënuam edhe golin e fitores”, është shprehur Tovërlani. “Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të cilën e mbyllëm në fund të pjesës së dytë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse kishim me tepër kompaktësi, angazhim dhe përgjegjësi në ekip”, tha pas ndeshjes Tovërlani.

Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Kosovës U21 i mbeten edhe katër sfida deri në përfundimin e këtij cikli eliminatore, të cilat do të luhen në vitin e ardhshëm.

Kosova vazhdon rrugëtimin e saj me shpresën për të arritur rezultate të mira në përballjet e mbetura.

You may also like