Afrim Gashi uron Rishi Sunak për zgjedhjen kryeministër i Britanisë së Madhe

by admin
Spread the love




Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka uruar Rishi Sunak me rastin e marrjes së postit të kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.

Në një postim në Facebook, Gashi tha se Rishi Sunak është shembulli më i mirë i demokracisë së avancuar britanike, që gjithmonë ka qenë prijatare në promovimin e vlerave të njëmendta të demokracisë.

Ndryshe, Rishi Sunak është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe nga mbreti Charles III pas dorëheqjes së Liz Truss pas 49 ditësh në detyrë.

Ja urimi i plotë i Gashit në facebook:

Zgjedhja e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, kësaj radhe e një politikani konservator me origjinë indiane, është lajmi më i mirë i ditës dhe do të përbëjë lajm optimist edhe për një kohë të gjatë.

Rishi Sunak është shembulli më i mirë i demokracisë së avancuar britanike, që gjithmonë ka qenë prijatare në promovimin e vlerave të njëmendta të demokracisë.

Duke ia uruar detyrën e re dhe duke i dëshiruar sukses në punë Kryeministrit Sunak, uroj që ai të jetë burim frymëzimi edhe për pjesën tjetër të Europës, si edhe për rajonin tone të ngujuar në stereotipat e shekullit XIX.


You may also like