Afrim Gashi takon presidentin Pendarovski, diskutojnë për ndryshimet kushtetuese, luftën kundër korrupsionit…

by admin
Spread the love




Sot, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e takoi Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Duke qenë i shoqëruar nga nënkryetarja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, në takimin me Presidentin Pendarovski u bisedua për zhvillimet e gjithmbarshme politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e procesit eurointegrues.

Përveç kësaj, duke biseduar për ndryshimet kushtetuese,  që pritet të ndodhin për shkak të hapjes së negociatave për aderim në BE, kryetari Gashi e shfrytëzoi këtë mundësi që ta informojë Presidentin edhe për propozim-amendamentin kushtetues të Alternativës që luftën kundër korrupsionit ta sanksionojë me një nen kushtetues, në mënyrë që ato lëndë të mos mund të vjetrohen.

Presidenti Pendarovski shprehu interes për këtë propozim, gjithnjë duke qenë të bindur se lufta kundër korrupsionit – si vlera më e rëndësishme e BE-së – është një detyrim dhe një sfidë që edhe vendi ynë ta zë hapin eurointegrues.


You may also like