Afrim Gashi takohet me Taulant Ballën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, sot është takuar me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e rëndësishme ndërshtetërore dhe veçmas për marrëdhëniet e mira ndërshqiptare.

 

Sot, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kisha kënaqësi ta takoj z. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një bashkëbisedim vëllazëror, diskutuam për marrëdhëniet e rëndësishme ndërshtetërore dhe veçmas për marrëdhëniet e mira ndërshqiptare.

Unë e informova z. Balla për gjendjen aktuale politike në RMV dhe për pozicionin aktual të Alternativës. Ai e përshëndeti angazhimin tonë dhe na inkurajoi që të vazhdojmë të punojmë për jetësimin e idealeve të kombit tonë për t’u bashkuar në familjen e madhe europiane.


You may also like