Afrim Gashi – Edi Ramës: “Nëse nga Alternativa dhe qeveria stabile në RMV varet rruga euro-integruese e Shqipërisë, kjo është gjëja më e vogël që ne mund ta bëjmë”

by admin
Spread the love

Lideri i Alternativës Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Hysni Ismaili, ditën e sotme u prit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Tiranë, shkruan InfoShqip.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe për rëndësinë e madhe që ka hapja e negociatave për aderim në BE për Maqedoninë e Veriut, ngase nga kjo varet edhe fillimi i negociatave për Shqipërinë.

Kryetari Gashi e ka falënderuar kryeministrin Rama për ftesën dhe takimin, duke premtuar se Alternativa do të vazhdojë të mbetet besnike ndaj idealeve madhore kombëtare për integrim të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

“Nëse hapja e negociatave për Shqipërinë vetëm pak varet nga vendimi i Alternativës për t’u përfshirë në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të ndërlidhjes mes këtyre dy shteteve në rrugën euro-integruese, kjo është gjëja më e paktë që mund ta bëjmë ne për Shqipërinë”, ka theksuar Afrim Gashi./InfoShqip.com

You may also like