Afrim cilësor nga Anglia, Roma përgatit një dhuratë për Mourinhon

by admin
Spread the love

Roma po bën maksimumin për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, objektiv që mund të realizohet edhe nëse fitohet Europa League.

Skuadra e Jose Mourinhos do të sfidojë gjermanët e Bayer Leverkusen në gjysmëfinalet e turneut europian.

Takimi i parë do të luhet në “Olimpico” (11 maj). Një javë më vonë dueli i kthimit në Gjermani. Ndeshjet do të transmetohen në Shqip.

Ndërkohë, drejtuesit e verdhekuqve janë fokusuar te merkato dhe afrimet me parametra zero.

Një ndër objektivat është Youri Tielemans, mesfushori i Leicester City. Belgu ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Dhelprat”.

25-vjeçari, autori i 58 ndeshjeve dhe 5 golave me kombëtaren e “Djajve të Kuq”, është gati të nisë një aventurë të re në verë.

Ofertat nga Premier League nuk i mungojnë, por Mourinho po bën gjithçka për ta bindur të transferohet në Serie A te Roma e tij.


Top Channel

You may also like