AFGANISTAN – Të paktën 15 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur nga tërmetet e fuqishme

by admin
Spread the love



ISLAMABAD, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 15 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pas dy tërmeteve të forta në Afganistan qe tronditën sot në mëngjes rajonin kufitar pranë Iranit, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Afganistanit (ANDMA).

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tetë tërmeteve që varionin nga 4,6 në 6,3 ballë ishte në rrethin Zindah Jan të provincës së Heratit dhe goditën në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Iranin fqinj. Sipas medieve shtetërore, ekipet janë dërguar në zonat kufitare për të inspektuar për dëme të mundshme.

Tërmete të forta ndodhin vazhdimisht në rajonin ku takohen pllakat arabe, indiane dhe euroaziatike.

Një tërmet shkatërrues vrau më shumë se 1 000 persona në Afganistan në vitin 2022.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMiqësoret ndaj Turqisë, Shqipëria U-19 nis të hënën grumbullimin, Bulku fton 23 lojtarë


You may also like