Afera e inceneratorëve: Ylli Manjani tregon lëvizjen që duhet të bëjë SPAK: Skema më e re piramidale në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar aferën e inceneratorëve. Manjani tha se është skema më e re piramidale në Shqipëri, skema që e bën qeverinë e Edi Ramës një ‘sude qeveri’.

Sipas tij me inceneratorët është abuzuar dhe nëse SPAK shkon te personat konkretë, duhet të shkojë me një akuzë, korrupsionin.

“Së pari presupozohet që në një numër të caktuar vitesh do harxhohen 430 milionë euro për projekte të cilat nuk e dimë pse duheshin, së dyti po në kuptimin logjik dhe politik ishte dështim total se politika dështoi të marrë përgjegjësinë për këtë gjë.

Fillojnë të ndërtojnë një incenerator në Elbasan, nuk na dalin lekët, hajde të ndërtojmë një të dytë, e njëjta firmë që merr lekët e Tiranës dhe mbyll Elbasanin. Pas kësaj ngelet gropë Tirana dhe hajde të marrim Fierin. Askund s’ka inceneratorë. Gropa që mbyllen me gropa të reja.

Për këtë punë është bërë SPAK, ndiq paranë, shko tek korrupsioni. Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale llastik, që nga koha e Enver Hoxhës. Të gjejnë korrupsionin, të marrin pasurinë. Kur të dëgjoj akuzë për korrupsionin do ta falënderoj.”-tha Manjani.

You may also like