Afati i parë i regjistrimit në UT më 28 Gusht – Shqip

by admin
Spread the love

Në Universitetin e Tetovës më 28 gusht do të fillojë afati i parë i regjistrimit të studentëve për itin e ri akademik, përcjell KlanM. Drejtuesit e UT-së njoftojnë se janë të gatshëm për pritjen e studentëve të rinj në të gjitha fakultetet dhe drejtimet e këtij universiteti.

“Nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Edhe këtë vit akademik, Universiteti ynë i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur kandidatët, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin tonë. Të gjitha shërbimet e administratës do të jenë të angazhuara, gjatë afatit të regjistrimit që do të përkujdesen për mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procedurave administrative për kandidatët që do të aplikojnë në programe të ndryshme studimore. Për vitin akademik 2023/24, Universiteti i Tetovës do të regjistrojë studentë të rinj në 13 njësitë akademike që i posedon”, thuhet në njoftimin e UT-së.

Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës, siç përcjell KlanM,  njoftojnë se vërehet interesim i madh i kandidatëve për t’u regjistruar në UT edhe nga aplikimet online.

Nga kjo zyrë po ashtu apelojnë deri te të gjithë kandidatët, që gjatë procesit të aplikimit t’i ndjekin të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e konkursit të Universitetit të Tetovës, për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2023/24, duke klikuar në këtë link: https://unite.edu.mk/apply/ . /KlanMacedonia

You may also like