AF Elbasani debuton me fitore, festojnë Labëria, Butrinti dhe Pogradeci

by admin
Spread the love

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së parë të grupit B të Kategorisë së Dytë. AF Elbasani ka debutuar me këmbën e mbarë në këtë kategori, pasi ka mposhtur 2-0 AF Luftëtarin në ndeshjen e parë të kampionatit.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, por vendasit kanë zhbllokuar shifrat në pjesën e dytë me Sejdinin, ndërsa Lleshi ka shënuar golin e sigurisë në minutat e fundit të takimit.

Ka qenë një ditë festë në Elbasan, sepse pas shumë vitesh skuadra verdheblu rikthehet të luajë në “Elbasan Arena” dhe të besuarit e trajnerit Gentian Stojku i kanë gëzuar tifozët e shumtë duke iu dhuruar një fitore në këtë sfidë të parë të kampionatit.

Fitojnë në shtëpi Pogradeci dhe Butrinti, që mposhtin respektivisht 2-1 Devollin dhe 3-0 Shkumbinin. Edhe Maliqi ka fituar 2-0 në fushën e vet përballë Tepelenës. Labëria fitoj minimalisht 1-0 në transfertë përballë Delvinës, ndërsa Albpretroli ka fituar 2-1 në Memaliaj. / Oversport.tv

Kategoria e Dytë / Grupi B

AF Elbasani-AF Luftëtari 2-0

Pogradeci-Devolli 2-1

Maliqi-Tepelena 2-0

Delvina-Labëria 0-1

Butrinti-Shkumbini 3-0

Memaliaj-Albpetroli 1-2

You may also like