Adriatik Kelmendi flet për kohën në Shqip: Tri vjet e tre muaj, më tepër sesa krejt kryeministrat (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka folur për rrugëtimin e tij në televizion, duke thënë se ky ishte një mision i përmbushur.

Kelmendi tha se bashkë me të gjithë bashkëpunëtorët në Shqip janë bërë të punë të mëdha dhe janë arritur suksese të matshme.

“Kjo të jep kënaqësi të madhe në televizion se kur sheh që po i bën po gjejnë mirëkuptim të ekipit me të cilët unë, siç e dini, gjatë gjithë kohës iu jam drejtuar të gjithëve si bashkëpunëtorë”.

“Tri vjet e tre muaj, ku me shaka thashë se po i bie edhe më tepër sesa krejt kryeministrat e Kosovës, po më duket se e kemi arritur një maje së bashku”, tha Kelmendi në “Info Magazine” në Shqip.

Tutje, Kelmendi tha se puna e tij si drejtor i përgjithshëm në Shqip shpesh ishte me orar 16-orësh.

“Pra, që del nga shtëpia rreth orës 8 të mëngjesit dhe menaxhon me këtë ndërmarrje të madhe. Kujtojmë se grupi medial Shqip është televizioni, portali shumë i suksesshëm dhe radio. Pra, është një cikël që duhet të jesh shumë i vendosur, dhe të kesh vullnet, ta duash profesionin dhe të duash të arrish suksese”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se mendimet për aranzhime të reja kanë gjetur edhe mirëkuptimin e menaxhmentit të korporatës dhe siç tha ai, ka pranuar ftesën që të jetë pjesë e ekipit të tyre.

“Duke mos e pasur anagazhimin e ditë për ditshëm të gjithçkaje që ka të bëjë me grupin medial Shqip, unë kam hapësirën që t’i përkushtohem maksimalisht projektit të Rubikonit. Mund të ketë edhe më shumë ditë që të transmetohet Rubikoni e po ashtu të merrem edhe me shkrime më tepër”, tha Kelmendi.

You may also like